Osmani kërkon reagimin e BE-së dhe NATO-s: Vuçiq po kërcënon me luftë të dhunshme

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, ka deklaruar për deklaratat e presidentit serb, Aleksander Vuçiq, i cili tha sot se nëse nuk ka zgjidhje përmes dialogut me Kosovën, mund të ketë konflikt.

Lajme

12/11/2020 15:42

Me anë të një postimi në Twitter, Osmani ka kërkuar që NATO dhe BE-ja t’i regojnë Vuçiqit, dhe t’i përgjigjen për këto deklarata që sipas saj janë kërcënime për luftë të dhunëshme, shkruan lajmi.net.

“Pres nga BE dhe NATO t’i përgjigjen këtij kërcënimi për një luftë të dhunshme, të bërë nga Vuçiq”, ka shkruar Osmani.

 

Ndryshe, Vuçiq tha sot se ekziston rrezikshmëria që konflikti i ngrirë të eskalojë më tutje në konflikt të ri aktiv mes dy vendeve.

Ai madje hedhi edhe paralele me luftën që po zhvillohet aktualisht mes Armenisë dhe Azerbajxhanit. /Lajmi.net/

Lexo më poshtë:

Vuçiq mban konferencë për media, paralajmëron një konflikt të mundshëm