Osmani: Garuesit tanë pavarësisht a fitojnë medalje, Kosova është me ta në çdo hap e në çdo sfidë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani vazhdon të jetë një mbështetje e madhe e garuesve që po përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Olimpike “Paris 2024”. Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka shkruar se në paraqitjet e deritashme në Lojërat Olimpike në Paris, Kosova demonstroi shpirt luftarak, profesionalizëm dhe këmbëngulje. Sipas Osmanit, medalja e argjendtë…

Lajme

30/07/2024 12:40

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani vazhdon të jetë një mbështetje e madhe e garuesve që po përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka shkruar se në paraqitjet e deritashme në Lojërat Olimpike në Paris, Kosova demonstroi shpirt luftarak, profesionalizëm dhe këmbëngulje.

Sipas Osmanit, medalja e argjendtë e Distrias dhe duelet e tjera jashtëzakonisht sfiduese janë dëshmi e vendosjes së shtetit tonë në majat e sportit botëror.

“Dje, fati nuk ishte në anën tonë as në garat e xhudos e as në atë të boksit, pavarësisht punës së pareshtur e paraqitjes së jashtëzakonshme të sportistëve tanë. Teksa paraqitjet e tjera po i përcjellim nga Kosova, shpresoj që të gjithë garuesit tanë ta dijnë se pavarësisht se a fitojnë medalje apo jo, Kosova është me ta në çdo hap e në çdo sfidë”, ka shkruar Osmani.
Postimi i saj në Facebook: