Osmani flet për largimin nga LDK, komenton edhe lajmet për babain

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka potencuar se të ardhmen politike të saj do ta përcaktojnë vetëm qytetarët, duke u përgjigjur kështu zërave për një përjashtim të mundshëm nga LDK-ja.

Lajme

08/06/2020 14:40

“Të ardhmen time politike e kanë përcaktuar dhe do ta përcaktojnë vetëm qytetarët e Kosovës”, ka thënë ajo.

Ndërkohë, Osmani është përgjigjur edhe për lajme në disa portale ku përflitej babai i Vjosa Osmanit. Ajo thotë se me këtë do të merren organet e drejtësisë, dhe ka shtuar se gjithsesi se ato nxisin rrezikimin fizik të familjes së saj.

“Sa i përket cështjes së fundit me këtë do të merren organet e drejtësisë. Familja ime i ka mbledhur provat dhe ato pak a shumë tregojnë se ku e ka burimin një dezinformatë dhe shpifje e tillë  e cila ka për qëllim lëndimin e integritetit familjar. Tani do të ja lë në duar drejtësisë.  Në këtë rast nuk flitet vetëm për portale të cilët në mënyrë të papërgjegjshmë kanë shpërndarë një shpifje të tillë por flitet edhe për individë të cilët fshihen praoa një shfifjeje të tillla  e cila rreyikon jo vetëm degradimin por edhe rrezikimin fizik të familjes time’, ka thënë Osmani.

Ndryshe, Vjosa Osmani po vazhdon ta kundërshtojë partinë e saj edhe në kohën që po qeveris me vendin, duke i dalë kundër në çdo vendim të tyre.