Osmani falënderon Carpenterin për mbështetjen e palëkundur për Kosovën
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pasur një darkë pune me Drejtorin për Evropën në Shtëpinë e Bardhë, ambasadorin Mike Carpenter. Osmani, në një postim në Facebook, njofton se ka falënderuar ambasadorin Carpenter, për kontributin e tij dhe mbështetjen e palëkundur për Kosovën e pavarur dhe të integruar në strukturat euroatlantike. “Në një darkë pune…
Lajme
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pasur një darkë pune me Drejtorin për Evropën në Shtëpinë e Bardhë, ambasadorin Mike Carpenter.
Osmani, në një postim në Facebook, njofton se ka falënderuar ambasadorin Carpenter, për kontributin e tij dhe mbështetjen e palëkundur për Kosovën e pavarur dhe të integruar në strukturat euroatlantike.
“Në një darkë pune me Drejtorin për Evropën në Shtëpinë e Bardhë, Ambasadorin Mike Carpenter, e falënderova për kontributin e tij shumëvjeçar dhe mbështetjen e palëkundur për Kosovën e pavarur, sovrane dhe të integruar në strukturat euroatlantike”, ka shkruar presidentja Osmani në Facebook.