Osmani e Kurti nderojnë Demaçin: Ishte dhe do të mbetet simbol i lirisë

Vjosa Osmani dhe Albin Kurti kanë vendosur kurorash lulesh te varri i veprimtarit Adem Demaçi.

Lajme

17/02/2020 11:04

Me rastin e 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë kanë vendosur kurorash lulesh te varri i veprimtarit Adem Demaçi, kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, dhe kryeministri Albin Kurti, raporton Ekonomia Online.

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani, Demaçin e quajti simbol të çështjes shqiptare, i cili sakrifikoi vetën për të mirën kolektive.

“Ne sot nderojmë edhe Adem Demaçin një për veprimtarëve simbol të çështjesh shqiptare që luftoj okupimin dhe regjimin serb. Ai dëshmoi se si liria individuale sakrifikohet në të mirë të lirisë kolektive. Vendosi lirinë e popullit para çdo lirie dhe interesi tjetër”, tha ajo.

Edhe kryeministri Albin Kurti, e vlerësoi lart kontributin e Demacit. Ai tha se Demaçi inspiroi breza të tërë. “Si shkrimtar dhe intelektual i ri dhe i burgosur politik me vuajtje të gjatë. Adem Demaçi frymëzoi, inspiroi brezat e tërë si askush tjetër. Në 12 vjetorin e shpalljes pavarësisë së Kosovës ne përulemi para jetës veprës dhe luftës së tij i cili asnjëherë nuk i ndau nga njëra tjetra. Ai ishte i gjithkujt përveç vetës së tij atëherë i kemi aq shumë borxh”, tha ai.