Osmani: Do t`i trajtojmë me prioritet projektet dhe marrëveshjet me Bankën Botërore

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim një delegacion të Bankës Botërore, të udhëhequr nga drejtoresha rajonale për Ballkanin Perëndimor, Linda Van Gelder.

Lajme

26/02/2020 13:12

Me këtë rast kryeparlamentarja Osmani ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit më Bankën Botërore, duke i trajtuar me prioritet të gjitha projektet dhe marrëveshjet e kësaj organizate me institucionet e Kosovës.

Ndërsa, drejtoresha rajonale për Ballkanin Perëndimor, Linda Van Gelder ka premtuar vazhdimin e mbështetjes së Kosovës nga ana e Bankës Botërore në disa sfera, ndër të cilat edhe arsimin, shëndetësinë dhe mjedisin. /Lajmi.net/