Osmani dhe Mustafa në pritje të takimit me Kurtin

Pas pak pritet të fillojë takimi në mes të Mustafës, Kurtit e Osmanit.

Lajme

10/10/2019 12:12

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa dhe kandidatja për kryeministre nga kjo parti, Vjosa Osmani tashmë kanë arritur në njërin nga hotelet e Prishtinës ku pritet që të takohen me liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Takimi i Kurtit me Osmanin dhe Mustafën mbahet për të biseduar rreth një koalicioni të mundshëm qeverisës, raporton kp.

Vetëvendosje doli e para në  zgjedhjet e 6 tetorit ku Vetëvendosje doli e para me mbi 200 mijë vota, duke lënë prapa LDK-në.