Osmani: Bashkëpunimi dhe koordinimi me Shqipërinë është prioritet i yni

Vjosa Osmani, presidente e Kosovës, është deklaruar rreth takimit me ministren për Evropë dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka. Osmani përmes një postimi në Twitter ka thënë se, bashkëpunimi dhe koordinimi me Shqipërinë është prioriteti i ynë, shkruan lajmi.net. Ajo, takimin me ministren Xhaçka, e ka cilësuar si përmbajtësor, ku ndër tjerash kanë…

Lajme

26/11/2022 18:20

Vjosa Osmani, presidente e Kosovës, është deklaruar rreth takimit me ministren për Evropë dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka.

Osmani përmes një postimi në Twitter ka thënë se, bashkëpunimi dhe koordinimi me Shqipërinë është prioriteti i ynë, shkruan lajmi.net.

Ajo, takimin me ministren Xhaçka, e ka cilësuar si përmbajtësor, ku ndër tjerash kanë diskutuar rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

“Bashkëpunimi dhe koordinimi me Shqipërinë është prioritet i yni. Në një takim përmbajtësor me ministren Olta Xhaçka, diskutuam rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, mbështetjes së ndërsjellë & përgjigjes së përbashkët ndaj sfidave të sigurisë”, ka thënë Osmani.  /Lajmi.net/