Të Infektuar: 68.351

Të Shëruar: 59.438

Të Vdekur: 1.592

Osmani as që i përmend linçimet ndaj Valdete Dakës, madje e akuzon për agjenda partiake

18:15 | 23 Janar 2021

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani ka folur për zhvillimet e djeshme në  Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve.

Me anë të një adresimi, Osmani ka thënë se ajo që ka ndodhur dje në KQZ ka qenë e paprecedentë dhe e pahijshme, duke intenisifikuar kështu presionin kundër kryetares Valdete Daka, shkruan lajmi.net.

“Ajo cfarë kemi parë dje në mbledhjen e KQZ-së ka qenë e paprecedentë, pahijshme dhe papranueshme për një institucion që duhet ta ruaj integritetin e tij”, ka thënë ajo.

“Para syve të të gjithë qytetarvëe, në transetim të drejtpërdrejtë dje u bë presion marramendës dhe u ushtrua presion ndaj zyrës për Certifikim, si dhe u toleruan dhe ushtrua kërcënime ndaj kreut të kësaj zyre”, shtoi ajo.

Madje aludoi se kryetarja e KQZ-së po shtyen përpara interesa partiake.

“Përderisa të gjithë anëtarët e KQZ-së jepin betim, përmbajtja e të cilit është që anëtarët të kryejnë detyrat në mënyrë të paanshme, një obligim i tillë është veçanërisht e kryetares së KQZ-së”, tha ajo

“Detyrë e rëndësishme e kryetares së KQZ-së është mbrojtja e procesit zgjedhor”, shtoi ajo.

“Ajo çfarë ka ngjarë dje e ka dëmtuar procesin zgjedhor, mirëpo e kemi detyrë që ta shpëtojmë këtë proces. Nuk duhet të lejojmë që të biem në kurthat që vendosen. Zgjedhjet duhet dhe do të mbahen më 14 shkurt dhe qytetarët të votojnë këdo që ata e përkrahin”, tha Osmani.

Ajo tha se KQZ-së i është ofruar përkrahje e mjaftueshme, mirëpo se sipas saj kjo përkrahje është abuzuar nga persona në krye të KQZ-së.

“Përgjatë këtyre muajve kam bërë të pamundurën që KQZ-së t’i ofrojmë përkrahjen e nevojshme në mënyrë që procesi të realizohet pa pengesë e pa presion. Abuzimi i kësaj përkrahje për interesa politike nuk mund të tolerohet nga askush”, ka thënë Osmani.

Madje u.d e presidentit ka paralajmëruar masa nëse një gjë e tillë ndodhë sërish.

“Në rast se ballafaqohemi sërish me situata të tilla sikur ajo e djeshm ku abuzohet me KQZ-në për agjendat partiake, do të detyrohem të marrë të gjitha masat siç më detyron Kushtetuta e vendit”, ka thënë Osmani. /Lajmi.net/