Osman Azemi mbështet festivalin “Gostivar Junior Fest”
Aktori i njohur Osman Azemi, pjesë e grupit humoristik “Stupcat”, është takuar përgjatë ditës së sotme me kryetarin e Komunës së Gostivarit, Arben Taravarin.
ShowBiz
Takimin e ka njoftuar Taravari nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në ‘Instagram’, teksa e ka cilësuar Azemin si “mik të Gostivarit”, shkruan lajmi.net.
“Me kënaqesi prita në zyrën time aktorin e madh dhe mikun e Gostivarit Osman Azemi, i cili ka ardhur në qytetin tonë për të mbështetur “Gostivar Junior Fest”, një festival për fëmijë që mbahet tani e 4 vite me mbështetje të Komunës së Gostivarit”, thuhet në postim.
“Uroj që ky të behet një festival tradicional ku yjet tanë të vegjël shprehin talentin e tyre në këndim. Gjithashtu biseduam për idenë e Osmanit që Ditët e kulturës mbarëshqiptare të mbahet në Gostivar dhe këtë e planifikojmë nga vera e ardhëshme”. /Lajmi.net/
View this post on Instagram