Osimhen nuk po e mendon largimin, dëshiron ta fitojë ligën me Napolin sezonin e ardhshëm

Sport

12/05/2022 15:25

Victor Osimhen nuk e ka ndërmend të largohet nga Napoli për të paktën edhe një disa vite.

Kështu deklaron vetë lojtari për Radio Kiss Kiss i cili thotë se dëshiron ta fitojë ligën me napoletanët.

“Shpresoj që të vazhdoj edhe për disa vite me Lucciano Spalettin. Dua t’iu tregoj tifozëve të Napolit se jam i gatshëm të luftoj për ta fituar titullin kampion. Ne mund ta bëjmë këtë”, tha ai.

Për lojtarin pati shumë skuadra të interesuara, ndër to edhe dy gjigandët anglezë, Manchester United e Arsenal, por duket se lojtari nuk ka interes për t’u zhvendosur në Ishull. /Lajmi.net/