OSHP ua refuzon ankesat kompanive që fituan tender me dallavere (Dok)

Organi Shqyrtues i Prokurimit ia kishte anuluar një tender Ministrisë së Infrastrukturës për mirëmbajtjen e autostradës Ibrahim Rugova për shkak se kishte gjetur shkelje ligjore.

Lajme

21/01/2016 14:40

Tri kompani që kishin konkurruar bashkë në tender “Papenburg & Adriani dhe Toifor”, dhe kompania “ARBOTEC” kishin bërë deklarime të rrejshme në tender përballë Ministrisë së Infrastrukturës, ku këto i kishte vërejtur një kompani që kishte shtruar ankesë në OPSH.

Këto tri kompani sërish kanë bërë ankesë në OSHP, mirëpo përsëri kanë marr përgjigje negative në ankesën e tyre.

OSHP në vendimin që ka marr është bazuar në dallaveret që i kanë bërë këto kompani duke fituar tender.

OSHP në arsyetim thotë se “Papenburg & Adriani dhe Toifor”, kanë deklaruar makineri që nuk e kanë pasur në dispozicion.

Ndërsa “Arbotec” kishte deklaruar inxhinier që nuk ishin në marrëdhënie pune e as nuk kishin kryer tatimet në ATK./Indeksonline/

5

4

3

2

auto 5555