Oscar rinovon edhe për 5 vite tjera
Ylli i Chelseas, mesfushori brazilian, Oscar ka rinovuar kontratën e tij me skuadrën aktuale, që do të thoë se do të qëndrojë në Stamford Bridge edhe për shumë vite tjera.

Sport
Chelsea ka konfirmuar në mënyrë zyrtare se lojtari i skuadrës, Oscar ka rinovuar kontratën e tij deri në vitin 2019.
“Unë jam shumë i lumtur sepse më pëlqen të luaj për këtë skuadër, më pëlqen jeta në Angli”.
“Unë i kam shijuar në tërësi dy vitet e mia këtu, dhe tani kam pesë vite tjera. Jam shumë, shumë i lumtur”, tha Oscar pasi rinovoi kontratën.
Ky është sezoni i tretë i 23 vjeçarit te Chelsea, pasi është transferuar nga Internacional në verën e vitit 2012.
Ai ka startuar 92 herë, ka hyrë në lojë si rezervistë 34 herë dhe ka shënuar 27 gola për fanellën e Chelseas deri tani.