OSBE s‘do të ketë rol ekzekutiv për zgjedhjet në Veri

OSBE nuk do të ketë rol ekzekutiv në mbajtjen e zgjedhjeve të 8 qershorit në Veri, thotë Ambasadori Jean-Claude Schlumberger.

Lajme

17/05/2014 13:57

Ambasadori  i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Jean-Claude Schlumberger thotë se misioni që ai udhëheq nuk do të ketë rol ekzekutiv në organizimin zgjedhjeve parlamentare në Veri të Kosovës.

Sipas tij, misioni i OSBE-së në Kosovë, do të ofrojnë përkrahje në disa çështje teknike të kërkuara nga Komisioni Qendrorë Zgjedhor, për procesin zgjedhor që do të zhvillohet në veri të vendit, në mënyrë që, sipas tij, të gjithë njerëzit në Kosovë të jenë pjesëmarrës.

Ai ths për KosovaPress, se OSBE është edhe në diskutim me KQZ-në që të ofrojë përkrahjen në informimin publik, pra për informimin e votuesve, sa i përket këtij procesi.

“Jo aspak nuk do të ketë rol ekzekutiv. Duhet të kujtoni që KQZ-ja ka marrë rolin ekzekutiv në procesin zgjedhor në vitin 2008, hera e fundit që ne si OSBE kemi pasur rol ekzekutiv ka qenë në vitin 2007. E që nga ajo kohë kemi kaluar pra në një sistem tjetër, vetëm japim këshilla dhe përkrahje teknike, më saktë nuk kemi fare rol ekzekutiv”.

“Roli që do ta sigurojmë përmes përkrahjes tonë është shumë i saktë. Unë mund t’ju them me hollësi detajet e kufizuara së pari në veri, ato përfshijnë këshillat që i jepen Komisioneve Komunale Zgjedhore, asistenca në transportimin e aplikacioneve përmes postës, këshilla dhe asistencë teknike tek komisionet e vendeve zgjedhore, gjithashtu mund të ofrojmë përkrahjen në informimin publik, në informimin e votuesve dhe aktualisht jemi duke e diskutuar këtë gjë me KQZ-në”.

Ai ka thënë se i regjistrimit i votuesve jashtë vendit i cili ka filluara para tri ditëve do të përfundoj këtë javë edhe sa i përket votuesve në Serbi për këto zgjedhje.

(KosovaPress)