OSBE: Proces i sukseshëm në Veri

Procesi i zgjedhor në Veri të vendit është përmbyllur me sukses, sipas OSBE`së. Jean Calude Schlumberger thotë se zgjedhjet suksesshme në Veri i kanë hapur rrugë proceseve të mëtejme demokratike në Kosovë.

Lajme

01/12/2013 21:44

Misioni i OSBE`së, i cili ka qenë lehtësues për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në Veri të Kosovës, e ka cilësuar si të suksesshëm raundin e dytë të zgjedhjeve për Kryetar të Komunës në Veriun e Mitrovicës si dhe rivotimin në tri vendvotime në Zveçan.

Shefi i Misionit të OSBE`së, Jean-Claude Schlumberger, ka thënë se mbajtja e zgjedhjeve në Veri i ka hapur rrugën Kosovës në proceset e mëtejme demokratike.

“Misionit të OSBE’së i është dhënë detyra që ta zbatojë një pjesë shumë të rëndësishme të marrëveshjes për normalizimin e raporteve mes Beogradit dhe Prishtinës të negociuar nga BE, dhe unë jam krenar me punën që kemi bërë”.

“Pas këtyre zgjedhjeve presim që të punojmë ngushtë me zyrtarët e zgjedhur komunal, bashkëpuntorët në nivel qendror dhe partnerët ndërkombëtar në tri fushat programatike të OSBE’së në Kosovë, që përfshijnë të drejtat e njeriut dhe të komuniteteve, demokratizimin dhe sigurinë publike.”

“Dua t’i falënderoj organet e sigurisë, Policinë e Kosovës, EULEX’in dhe KFOR’in pa të cilët zgjedhjet në Veri nuk do të ishin të mundura”.

“Gjithashtu, dua ta shpreh mirënjohjen time stafit të Misionit të OSBE’së për gjithë punën e tyre dhe të misioneve në rajon për mbështetjen e tyre.”

Tutje, Schlumberger ka falënderuar BE’në dhe akterët tjerë ndërkombëtarë të cilët i kanë dhënë mbështetje të përgjithshme dhe financiare lehtësimit të zgjedhjeve.