OSBE po e monitoron nga afër situatën në Kumanovë
Misioni i OSBE-së në Shkup po monitoron dhe vlerëson nga afër situatën e sigurisë në Kumanovë dhe kërkon që të gjithë palët e shqetësuara të tregojnë vetëpërmbajte.

Lajme
Në reagimin e saj, OSBE, thekson se janë në kontakt me autoritet përkatëse .
“Ne besojmë se më e rëndësishme se gjithçka, është siguria e popullatës vendase” ka deklaruar ushtruesja e detyrës, ambasadore e Misionit të OSBE-së në Shkup, Marian Bereks.
“Jemi në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha autoritetet përkatëse dhe apelojmë tek të gjithë qytetarët dhe partitë politike të ruajnë qetësinë. Prioritet i menjëhershëm dhe urgjent është shmangia e çfarëdo përshkallëzimi që mund të çojë në dhunë të mëtejshme”, deklaroi ambasadorja Bereks.