OSBE për zgjedhjet: Jini vigjilentë, parandaloni kandidimin e kriminelëve

Pas Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, edhe prezenca e OSBE në Shqipëri, ka përshëndetur dorëzimi e mandatit të deputetit nga Armando Prenga.

Lajme

28/02/2017 20:32

Në një postim në Twitter, teksa ka shpërndarë deklaratën e Ambasadës amerikane, OSBE deklaron se i bashkohet nxitjes për qytetarët dhe institucionet e Shqipërisë të jenë vigjilentë që të parandalojnë kandidimin e kriminelëve.

Më herët, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë  deklaroi se personat me preçedentë penalë nuk kanë vend në institucionet shtetërore në një vend anëtar të NATO-s.

Deklarata: Ambasada e SHBA mirëpret largimin e ish-deputetit Armando Prenga nga parlamenti. Personat me dosje penale nuk kanë vend në parlamentin, gjykatat, qeverinë, apo bashkitë e një vendi anëtar të NATO-s, i cili gjithashtu synon t’i bashkohet BE-së. Inkurajojmë qytetarët shqiptarë të jenë vigjilentë për parandalimin e kriminelëve nga kandidimi në zgjedhjet e 18 qershorit. Shqiptarët meritojnë të kenë një sistem politik dhe gjyqësor të pastër, pa ndikimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit”, shkruan Oranews.