OSBE kritikon Putinin për standarde të dyfishta

Udhëheqësi i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së e ka akuzuar presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, se po përdor “standarde të dyfishta”.

Bota

24/04/2014 21:54

Spencer Oliver i tha Radios Evropa e Lirë se për Putin është hipokrizia më e madhe që të dënojë aksionin e forcave të Ukrainës të cilat ato i kanë ndërmarrë në një operacion anti-terrorist në lindje të Ukrainës.

Një gjë e tillë, sipas tij, është qesharake.

Presidenti i Rusisë ka thënë se vendosja e ushtrisë në lindje të Ukrainës nga autoritetet e Kievit “përbën krim serioz kundër popullit dhe se do të ketë pasoja”.

Komentet e Putinit vijnë derisa ushtria e Ukrainës ka ndërmarrë një operacion për të rimarrë qytetin e Sllovjanskit, në të cilin janë vrarë pesë militanë pro-rusë.