OSBE konfirmon kërcënimet në Veri
Pascal Heyman i OSBE’së konfirmon përpjekjet për kërcënime të votuesve në Mitrovicën e Veriut.

Lajme
Megjithëse janë hapur të gjitha vendvotimet në pjesën veriore të Kosovës, OSBE raporton se ekzistojnë raste të kërcënimit të personave që duan të marrin pjesë në votime.
Pascal Heyman, Zëvendës Shef i Qendrës për Parandalimin e Konflikteve në selinë e OSBE’së në Vjenë, i cili po qëndron në Mitrovicën e Veriut për të ndjekur procesin zgjedhor ka konfirmuar këtë.
“Lajmi i mirë është që 94 vendvotimet janë hapur tashmë në pjesën veriore të Kosovës. Megjithatë, ka përpjekje për kërcënime të votuesve në Mitrovicë të veriut”, ka shkruar Heyman në profilin e tij në Twitter.