OSBE ia ndërron mendjen Putinit

Presidenti rus, Vladimir Putin iu ka bërë thirrje separatistëve në Ukrainën Lindore që t’i shtyjnë mbajtjen e referendumit për vetëvendosje, që ishte planifikuar të mbahet më 11 maj.

Bota

07/05/2014 19:15

Si raporton REL, Putin ka kërkuar që të shtyhet mbajtja e referendumit me qëllim që të krijohen kushtet që sa më shpejt të fillojë dialogu.

Këtë thirrje Putin e ka bërë pas takimit me kryesuesin e OSBE-së, Didier Burkhalter.