OSBE fuqizon kapacitetet e institucioneve për të luftuar korrupsionin

Misioni i OSBE-së në Kosovë, në bashkëpunim me qeverinë gjermane, do të lansojë sot projektin e dytë për fuqizimin e kapacitetit të institucioneve të Kosovës në luftimin e korrupsionit të nivelit të lartë.

Lajme

10/07/2017 07:35

Gjashtë zyrtarë policorë të Kosovës, dy prokurorë specialë dhe dy hetues të Agjencisë së Kosovës Kundër Korrupsionit do të përbëjnë grupin kyç të ekspertëve që do të merr pjesë në aktivitetet e parapara në projekt, duke përfshirë diskutime në tryeza të rrumbullakëta, seminare, një trajnim të avancuar për hetimet e krimeve financiare, një vizitë studimore në Policinë e Italisë në Romë, si dhe një konferencë për luftimin e korrupsionit që do të mbahet në Prishtinë.

Aktivitetet e projektit janë strukturuar në atë mënyrë që pjesëmarrësve tu ofrojnë informata të thella lidhur me qasjen e kërkuar me Kodin e ndryshuar të Procedurës Penale dhe aktet e tjera ligjore në lidhje me sjelljen e policisë dhe prokurorëve në zbulimin dhe ndjekjen e veprave penale në fushën e korrupsionit të nivelit të lartë, si dhe praktikat më të mira në luftimin e tij.