Osaj: Akciza është rritur vetëm në gaz, e jo në naftë e benzinë

Qeveria e Kosovës në vendimin e fundit ka vendosur që akciza të rritet vetëm në gaz natyror, për 5 centë për litër. Në anën tjetër dogana do të jetë 0 për qind nga 10 si ishte. 

Lajme

30/09/2015 14:42

Këto i ka bërë të ditur këshilltari i Ministrit Hoti, Asdren Osaj. Mes tjerash ai ka thënë se nuk është rritur akciza në naftë dhe në benzinë, raporton Gazeta Express.

Shikoni njoftimin e plotë:

Nuk është rrit akciza në naftë e as në benzinë, siç po raportohet. Vendimi i Qeverisë me fjalë të tjera është si me poshtë: U heq dogana prej 10 për qind në plin (gaz natyror-kodi- doganor 2711), që janë ngarkuar të gjitha importet që janë bërë nga vendet jo anëtare të CEFTA-së, d.m.th. importi nga vendet anëtare të CEFTA-së ka qenë i liruar. Diskriminuese për ata që kanë importuar nga Evropa perëndimore apo vendet tjera jo anëtare të CEFTA (Marrëveshja për Tregti të Lirë e vendeve të Evropës Qendrore). Është vendosur akciza 15 euro centë d.m.th. është shtuar veç për 5 centë akcizë për plin (gaz natyror – kodi doganor 2711), e jo për naftë e benzinë (kodi doganor 27101943 – që ka pasur dhe ka akcizë në vlerë prej 36 euro centë- kjo nuk ka ndryshuar që disa vite)- pozitive sepse është barazuar tregu, blej prej kujt dush dhe i nënshtrohesh të njëjtës taksë. Edhe me thjesht: DERI TASH: (gaz naturor-kodi- doganor 2711) Dogana 10 për qind Akcizë 10 euro centë TASH Dogana 0 për qind Akciza 15 euro centë.