Orlando Bloom i dhuroi Katy Perryt unazën e ngjashme me atë të ish-gruas

Orlando Bloom i kishte bërë propozim romantik Katy Perryt në ditën e të dashuruarve.

ShowBiz

19/02/2019 08:34

Ylli i pop-it, Katy Parry bart një unazë të pazakontë të fejesës me lule ngjyrë rozë, pas pranimit të propozimit të Orlandos, shkruan lajmi.net.

Katy Perry dhe Orlando Bloom janë fejuar pas propozimit romantik në ditën e të dashuruarve.

Këngëtarja 34-vjeçare përmes rrjetit social Instagram e kishte konfirmuar lamin pasi u shpërndanë disa fotografi nga ceremonia.

Ajo ndau me ndjekësit unazën prej diamanti dhe shkroi “një lule”.

Fansat e saj e zbuluan fejesën nga fotot që nëna e këngëtares i kishte postuar në Facebook nga ndeja për fejesën e Katy Perryt.

Por, ajo që të bie në sy është fakti se unaza që Bloom i dhuroi Katyt është e ngjashme me atë që ia kishte dhuruar edhe ish partneres së tij, Miranda Kerr, vetëm se unaza e saj kishte lulen e bardhë.

Katy ishte e partuar më parë me Russell Brand nga viti 2010 deri më 2012, ndërsa Orlando ishte i martuar me modelen e Victoria’s Secret, Miranda Kerr nga 2010 deri më 2013.

Katy dhe Orlando janë bashkë prej tre vjetësh, që nga koha kur filluan lidhjen në ndejën e Golden Globes më 2016.

Po në atë vit, ata u panë bashkë në pushime në Japoni, ndërsa lidhjen e bënë zyrtate në shkurt 2018. /Lajmi.net/