Orkestra gjermane e KFOR-it, koncert humanitar për të varfrit në Kosovë

Korpusi muzikor ushtarak i KFOR-it, nga Erfurti i Gjermanisë, sonte është paraqitur me një performancë muzikore në Prishtinë. Plot një orë e 15 minuta paraqitje muzikore në katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë. E veçanta e këtij koncerti ishte kutia e vendosur në hyrje të sallës.

Lajme

13/01/2015 23:36

Aty u mblodhën të hollat nga mysafirët, shumë kjo e cila do të dhurohet për familjet skamnore në Kosovë. Ambasada Gjermane dhe kontingjenti gjerman i KFOR-it organizuan koncertin humanitar të Korpusit Muzikor të Bundeswehrit III nga Erfurti, njofton KosovaPress.

Me paratë e tubuara Këta synohet të hapet një vend në formë të një lokali ushqimor, ku të varfrit do të mund të shërbehen pa para.

Drejtori i ekipit për këshillim dhe ndërhyrje me FSK-në, gjeneral Peter Braunstein tha se përmes këtij koncerti synojnë të sjellin kulturën gjermane, e cila me vete ka traditën e mbajtjes së koncerteve për fundvit, që organizohen për qëllime bamirësie.

“Mjetet që do të mblidhen sonte do të shfrytëzohen me qëllim të ushqimit për të varfrit. Kjo vlen për të gjithë, pra pavarësisht nga përkatësia e tyre fetare”, tha ai.

E pranishme ishte edhe ambasadorja gjermane në Kosovë, Angelika Viets. Ajo foli për tolerancën fetare, ku paqen mes feve e quajti vlerë madhështore.

“Paqja mes feve, toleranca fetare është një vlerë madhështore që e do popullin dhe nuk do të mund të shkatërrohet nga aktet e terrorit. Porosia thelbësore dhe një nga virtytet më të rëndësishme të të gjitha feve është mëshira, bamirësia e dhënë të gjithëve në nevojë, pavarësisht gjinisë apo përkatësisë së tyre fetare”, tha ajo, raporton KosovaPress.