Orinda Huta feston ditëlindjen, ja sa vjeç mbush sot (Foto)

Orinda Huta ka vite që nuk është shumë aktive në muzikë siç ka qenë dikur.

ShowBiz

05/02/2016 20:59

Orinda u lind më 5 shkurt të vitit 1987 në Tiranë dhe sot këngëtarja feston 29 vjetorin e lindjes, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja ka 9 vite që është në lidhje me Turjan Hyskën, i cili ka qenë pjesë e grupit ‘Produkt 28’ ndërsa sot vazhdon të meret me prezantim në televizion.

Orinda ka publikuar një fotografi në Instagram ku shihet dhurata që i ka bërë i dashuri i saj Turi, një letër dashurie dhe disa lule./lajmi.net.