Origi ateron në Milano – pritet formalizimi i marrëveshjes

Divock Origi ka ateruar në Milano.

Sport

27/06/2022 18:48

Sulmuesi belg, Origi ka mbërritur në qytetin e Milanos, ku do të formalizojë marrëveshjen me skuadrën e Milan, përcjell lajmi.net.

Tash e sa javë, Origi thuhet se do të nënshkruajë me Milan, por ky nënshkrim s’është zyrtarizuar akoma.

Lojtari tashmë është në Milano, ku do të kryej testet mjekësore me klubin ‘Rossoneri’.

Origi kryen testet mjekësore nesër, kurse më pas do të prezantohet në ‘San Siro’. /Lajmi.net/