“Orientimi seksual diçka tjetër”, ish-shefi i hetimeve në Polici flet për profilin e Naim Murselit

Rrahman Sylejmani, ish-shefi i hetimeve në Policinë e Kosovës, ka bërë një përshkrim të profilit të Naim Murselit, i dyshuari për porositjen e vrasjes së Liridona Ademajt. Këtë profil, ai e bëri në bazë të disa elementeve që i ka dëgjuar nga familja e së ndjerës. “Unë i kam dëgju disa elemente prej familjarëve, sa…

Lajme

04/12/2023 22:28

Rrahman Sylejmani, ish-shefi i hetimeve në Policinë e Kosovës, ka bërë një përshkrim të profilit të Naim Murselit, i dyshuari për porositjen e vrasjes së Liridona Ademajt.

Këtë profil, ai e bëri në bazë të disa elementeve që i ka dëgjuar nga familja e së ndjerës.

“Unë i kam dëgju disa elemente prej familjarëve, sa vjet po i bjen që ka pasur martesë me të, mbi 13 vjet. Më shumë e ndjera paska pas nejt vet, herë të prindërit. Ky duke u shëtitur siç e ceki këshilltari i Behgjet Pacollit, më shumë ka nejt jashtë shpisë sesa brenda”.

“Nuk është e përjashtune se ajo ana konfromituese ka pasur diçka për të te ai person që është jashtë familjes, jashtë gruas. Ka mundur me pas një orientim seksual diçka tjetër, normal që nuk i ka konvenu bashkëshortës. Pjesa që kanë pasur kërkesë për divorc i ka shtyrë ata diçka me e tërhek. Me fjalë të tjera tundime ka pasur, dridhje mes tyre”, ka deklaruar ai.