‘Orhani’ tallet keq me futbollistin e njohur, shikoni çfarë i bën
Fatmir Spahiu apo siç njihet për publikun me rolet e tij të shumta, e posaqërisht si Orhani në serialin vendor "Kafeneja jonë", është goxha aktiv në rrjete sociale.

ShowBiz
Ai publikon imazhe dhe video nga më të ndryshmet, e shpesh tallet edhe me fytyrat e njohura publike, shkruan lajmi net.
Pasi tashmë ka filluar Kampionati Botëror “Russia 2018”, Orhani është ndjekës i rregulltë i ndeshjeve futbollistike.
E sot, para disa orëve ai ka publikuar një fotografi të futbollistit që luan për Brasilin, Neymar teksa e ka edituar në një lodër të fëmijëve.
“Mos me u rrxu”, është përshkrimi që ia ka vënë imazhit. /Lajmi.net/