Organizatorët e Russian GP të gatshëm për dy gara radhazi
Pista e Rusisë është shprehur e hapur për organizimin e dy garave.

Sport
Gjatë ditës së sotme, organizatorët e Russian Grand Prix janë shprehur të gatshëm për të mbajtur dy gara radhazi në pistën e Sochi, transmeton lajmi.net.
Një mundësi e tillë do të ndihmonte Formula 1 që të rikuperonte sadopak kalendarin e reduktuar nga pandemia Covid-19.
Deri më tani është vendosur për dy gara radhazi në pistën e Spielberg në Austri, ku do të marrë start sezoni 2020.
Një gjë e tillë pritet të ndodhë edhe në pistën e Sochi, por edhe Silverstone në Britani të Madhe mund të zhvillojë 2 gara.
Mbetet të shihet nëse F1 do të zyrtarizojnë në kalendarin e tyre dy garat e Sochi, në Rusi. /Lajmi.net/