Organizata “QIKA”: Pasi raportuam për javën e krenarisë na kanë sulmuar zyrat
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se pas transmetimit të emisionit QIKA në ekran me temën “Ngjyrat e dashurisë” zyra e QIKA-s në Prishtinë është sulmuar dhe logoja është vandalizuar me ngjyrë të zezë. Në njoftimin e kësaj organizate thuhet se ky është sulm ndaj aktivizimit për të drejtat e njeriut.…

Lajme
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se pas transmetimit të emisionit QIKA në ekran me temën “Ngjyrat e dashurisë” zyra e QIKA-s në Prishtinë është sulmuar dhe logoja është vandalizuar me ngjyrë të zezë.
Në njoftimin e kësaj organizate thuhet se ky është sulm ndaj aktivizimit për të drejtat e njeriut.
“Në vazhdën e sulmeve homofobike, bifobike e transfobike ndaj personave LGBTIQ+ dhe mbështetësve, është sulmuar zyra e QIKA në Prishtinë. Pas transmetimit të emisionit ‘Ngjyrat e dashurisë’, vendosjes së flamurit të komunitetit në ballkonin e QIKA-s, dhe raportimeve të vazhdueshme mbi aktivitetet e Javës së Krenarisë, persona të panjohur kanë vandalizuar me sprej me ngjyrë të zezë logon pranë zyrës së QIKA-s. Kujtojmë se pak ditë më parë me gjuhë të urrejtjes janë vandalizuar edhe zebrat pranë Hotel Grand të cilat aktivistet/ët i kishin ngjyrosur me ngjyrat e ylberit për Javën e Krenarisë. Ky është sulm ndaj medias dhe ndaj aktivizimit për të drejtat e njeriut. Homofobia nuk na ndalë. QIKA qëndron me dashurinë dhe lirinë e secilës e secilit për të qenë vetja”, thuhet në njoftim.
Postimi i plotë: