Ordinancat pa licencë e parregullsi tatimore në Gjilan

Në Dobërqan të Gjilanit pasditen e djeshme është kryer një operacion i madhe policore në disa ordinanca private.

Lajme

23/03/2019 12:32

Policia e Kosovës ka njoftuar se në kuadër të një plani operativ të koduar ‘Ordinanca’, janë kontrolluar katër ordinanca private që ofrojnë shërbime shëndetësore ku janë hasur parregullsi në mbajtjen dokumentacionit tatimor për çka janë konfiskuar librat e shitjes dhe librat e regjistrit të pacientëve.

Ndërsa, në një ordinancë në Dobërqan janë gjetur rreth 120 lloje të barnave si dhe ordinanca ishte pa licencë për çka është arrestuar pronari dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Për të gjitha veprimet janë njoftuar Administrata Tatimore si dhe Inspektorët Farmaceutik”, thotë tutje policia.

Rasti është proceduar për “ushtrim i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore dhe farmaceutike”. /Lajmi.net/