Orban: Muri në kufi me Serbinë do ta mbrojë edhe Evropën

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban ka thënë se plani që të ndërtohet një mur i lartë në kufirin me Serbinë do ta mbrojë Evropën nga çdo hyrje ilegale.

Bota

19/06/2015 18:39

Orban ka thënë se “nëse çështja komplikohet, zgjidheni, zgjidhjen më të lehtë”, ashtu që rasti i migrantëve, “shteti mbron kufijtë e jashtëm”.

Kryeministri hungarez në Bratisllavë ku është takuar me presidentin e Francës, Francoie Hollande ka thënë se shteti i tij e ka për detyrë që të mbrohet dhe për këtë nuk do të kërkojë ndihmë nga askush.

Hungaria këtë vit ka pranuar 53 mijë kërkesa për azil, në vitin 2014 43 mijë ndërkaq në vitin 2012 2150 kërkesa, transmeton AP.