Orari kundër Arsenalit

Mesfushori Mikel Arteta frikësohet se Arsenali është në disavantazh të madh para duelit të rëndësishëm kundër Manchester Cityt në Premierligë të shtunën. Ndeshja do të zhvillohet më pak se 48 orë pas rikthimit të ekipit nga ballafaqimi i lodhshëm në Ligën e Kampionëve me Napolin. Menaxheri Arsene Wenger tashmë ka shprehur pakënaqësinë e tij për…

Sport

13/12/2013 15:10

Mesfushori Mikel Arteta frikësohet se Arsenali është në disavantazh të madh para duelit të rëndësishëm kundër Manchester Cityt në Premierligë të shtunën.

Ndeshja do të zhvillohet më pak se 48 orë pas rikthimit të ekipit nga ballafaqimi i lodhshëm në Ligën e Kampionëve me Napolin.

Menaxheri Arsene Wenger tashmë ka shprehur pakënaqësinë e tij për caktimin e ditës së shtunë për zhvillimin e takimit.

Lideri ndeshet me Cityn që pushoi shumicën e futbollistëve kryesorë në fitoren 3:2 ndaj Bayern Munichut në Ligën e Kampionëve të martën, dhe Arteta insiston se Arsenali mbetet optimist, edhe pse ka shumë pak kohë të përgatitet.

“Koha e rikuperimit është shumë e shkurtër. Nuk e kuptoj pse të mos luajmë të dielën pasdite. Luajtëm të mërkurën në mbrëmje, jemi kthyer në 4 të mëngjesit e tani do të luajmë të shtunën në mëngjes në Manchester. Është një ndeshje e madhe dhe duam ta fitojmë”, deklaroi ai.