Orari i xhiros së dytë në basketboll, përballen rivalët e vjetër

Xhiroja e dytë e Superligës së Kosovës në basketboll zhvillohet në mesjavë, ku do të ketë disa ndeshje shumë interesante.

Sport

02/10/2019 15:10

Të mërkurën përballen rivalët e vjetër Trepça-Bashkimi. Kjo do të jetë ndeshja e parë për mitrovicasit në këtë edicion, pasi në xhiron e parë pushuan, derisa prizrenasit në javën e parë shënuan fitore kundër Lipjanit 107:57. Të mërkurën Sigal Prishtina takohet me Ponte Prizrenin, derisa të enjten takohen Lipjani me Golden Eagle Ylli.

Ndeshja Feronikeli-Rahoveci zhvillohet në një termin tjetër, sepse Vreshtarët luajnë në kualifikimet e FIBA Europe Cup. Peja pushon në xhiron e dytë.

Superliga – Java 2 

E mërkurë

17:00 Trepça-Bashkimi

19:00 Sigal Prishtina-Ponte Prizreni

E enjte

19:00 Lipjani-Golden Eagle Ylli

Feronikeli-Rahoveci (zhvillohet në një termin tjetër)

Peja pushon. /Lajmi.net/