Orari i plotë i xhiros së 9-të në Superligën e Kosovës në futboll

Është publikuar orari i xhiros së 9-të, në Ipko Superligën e Kosovës.

Sport

02/10/2019 12:41

Kjo xhiro do të filloi të shtunën ndërsa dita e diel do të jetë pushim për arsye të zgjedhjeve parlamentare në vend.

Ndërsa, të hënën dhe të martën do të zhvillohen takimet e mbetura.

Në këtë xhiro kryendeshja do të zhvillohet në Therandë, ku Ballkani e pret Prishtinën e Armend Dallkut.

Gjithashtu këtë xhiro veçohet edhe takimi, Trepça 89 – Feronikeli, që zhvillohet në “Riza Lushta”.

E shtunë 5 tetor ora 14:30

Llapi – Ferizaj

E hënë 7 tetor ora 14:30

Trepça ’89 – Feronikeli

Vushtrria – Flamurtari

Ballkani – Prishtina

E martë 8 tetor ora 14:30

Drenica – Drita

Gjilani – Dukagjini. /Lajmi.net/