Orari i ndeshjeve të Kosovës në Euro 2020, në rast kualifikimi

Kosova ka mësuar kundërshtarët e mundshëm në Euro 2020.

Sport

30/11/2019 19:28

Kosova do të ketë edhe një mundësi që të kualifikohet në Kampionatin Evropian 2020.

Dardanët duhet të fitojnë Play Off në Ligën e Kombeve, ku përballë do të kenë fillimisht Maqedoninë Veriore, dhe pastaj në rast të fitores, përballen me fituesin e Gjeorgji – Bjellorusi.

Në rast se arrijnë të korrin sukses në këtë garë, Kosova do të jetë pjesë e grupit C, në Euro 2020.

Ndeshjen e parë Dardanët do ta luanin kundër Austrisë, më 14/06, në Rumani, në ‘Arena Nationala’, shkruan lajmi.net.

Ndeshjen e dytë Kosova do ta luante kundër Ukrainës, më 18/06, në të njëjtin stadium.

Kurse, në ndeshjen e tretë, kosovarët do të udhëtonin drejt Holandës, për ‘Johan Cruyff Arena’, për ndeshjen kundër Holandës, që do të luhej më 22/06. /Lajmi.net/