Ora e mbajtur në Hënë shitet në ankand për 1.6 milionë dollarë

Një orë e vjetër, e mbajtur nga astronauti amerikan David Scott, u shit në ankand për 1.6 milionë dollarë. Ora e markës “Bulova Wrist” u përdor nga David Scott si kohëmatës gjatë misionit “Apollo 15”, pasi ora e tij standarde zvicerane, një ”Omega Speedmaster”, ishte dëmtuar. Të gjithë astronautët e tjerë që kanë vajtur në Hënë mbanin ora të tipit “Omega Speedmaster”, të dhuruara nga NASA.

Fun

25/10/2015 23:10

Ora ka qenë një pajisje shumë e rëndësishme për misionin, pasi astronautët duhet të menaxhonin kohën dhe burimet për t’u siguruar që do të kryenin të gjitha detyrat.