Ora e mallkimit e vlerës 15 milion funta, vdes miliarderi që vendosi ta shes

Kjo orë është njohur si më e bukura në botë, por e njollosur me “mallkimin” vdekjeprurës. 

Bota

16/11/2014 16:56

Sheiku Saud bin Mohammed Al-Thani, pronar i orës më të shtrenjtë në botë, në vlerë 15 milion funta, ka vdekur papritur në shtëpinë e tij në Londër javën e kaluar. 

Miliarderi 48-vjeçar, i cili ishte i njohur si një nga mbledhësit më të mëdhenj të artit në botë, kishte kërkuar që ora të nxirrej në shitje, dhe po përgatitej që ajo të vihej në ankand dy ditë para se ai të ndërronte jetë. 

Ai vdiq nga një sulm në zemër. 

Siç shkruan gazeta angleze Mirror, mallkimi filloi që nga pronari i saj i parë, kur Henry Graves, shkoi te orëndreqësi legjendar Patek Phillipe për të porositur orën komplikuar në botë në vitin 1925, transmeton lajmi.net. 

Shtatë muaj pasi e mori atë, shoku i tij më i mirë vdiq dhe pas një kohe të shkurtër i vdiq edhe djali në një aksident me veturë.

Familja mbretërore e 48 vjeçarit nga Katari e bleu këtë orë 15 vjet më parë për 11 milionë dollarë. (lajmi.net)