Optimizmi i Pacollit: AKR dhe Nisma do të jenë pjesë e Qeverisë së ardhshme

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka folur përsëri për koalicionin e zyrtarizuar sot me Nismën Socialdemokrate.

Lajme

23/08/2019 18:05

Përmes një postimi në Facebook, ai është shprehur i bindur se AAK dhe Nisma do të jenë pjesë e Qeverisë së ardhshme, shkruan lajmi.net.

Ky është postimi i tij në Facebook:

Të dashur qytetarë të Kosovës

Të nderuar përkrahës të AKR-së

Sot Aleanca Kosova e Re (AKR) ka nënshkruar një marrëveshje koalicioni para-zgjedhor me NISMA për të shkuar së bashku me një listë të përbashket në zgjedhje parlamentare. Qëllimi ynë është t’u ofrojmë qytetarëve tanë një alternative që adreson zhvillimin ekonomik, punësimin, partneritetin me perëndimin dhe forcimin e sundimit të ligjit. Partitë tona në qeveri kanë treguar guxim për të adresuar çështje sfiduese për vendin tonë, tani jemi së bashku të gatshëm për të treguar angazhimin për interesat e qytetarëve tanë, një Kosovë të zhvilluar, të integruar dhe e barabartë për të gjithë.

AKR dhe NISMA së bashku do të jenë pjesë e qeverisë dhe një element kryesor në qeverisjen e ardhshme që do të hapë një kapitull të ri për vendin tonë. /Lajmi.net/