Optimizimi i Nitajt: AAK-PSD janë 1.2 % para partisë së dytë, ne jemi të parët

Teksa po afrojnë zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, janë shpeshtuar edhe deklaratat e politikanëve lidhur me rezultatin e tyre.

Lajme

11/09/2019 12:04

Madje sot, nënkryetari i AAK-së, Muharrem Nitaj ka thënë se koalicioni i partisë së tij me PSD-në është parti fituese, shkruan lajmi.net.

Përmes një postimi në Facebook, ka thënë se PSD-AAK janë 1.2% para partive tjera.

”I kemi lene mbrapa gjithe te tjeret. AAK-PSD Kosove 100%, 1.2 % para te dytit, po pritni se hala nuk keni pa asgje…Shihemi me 6 Tetor!!!”, ka shkruajtur ai. /Lajmi.net/