Optimisti Qemajl Mustafa
Qemajl Mustafa i PDK’së thotë se rivalit të tij, Lutfi Hazirit, sot nuk i ka funksionuar abuzimi me votën edhe pse ka tentuar.

Lajme
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Kryetar të Gjilanit, Qemajl Mustafa, njëjtë si rivali i tij, ka shpallur fitoren në këtë qytet.
Ai tha për Klan Kosova se të dhënat e para janë premtuese për PDK’në.
“Një koalicion qytetar jo i shpallur zyrtarisht ka punuar gjatë këtyre javëve të fundit shumë natë e ditë për ta mundur atë konceptin tjetër i cili nuk është premtues”.
“Ky qytet nuk meriton ndryshe. Unë shumë besoj që kjo qytetari me shumicë progresive, e moderuar, tolerante e shumë punëtore, sot do t`i japim lamtumirën LDK`së”.
“Do të shohim, ende rezultate preliminare nuk i kemi. Kemi jashtëzakonisht të dhëna inkurajuese nga fshatrat tona të mëdha dhe të vogla kështu që në fshatra do ta mundim jashtëzakonisht shumë LDK`në”.
“Shumë shpresoj se do t`i themi lamtumirë Lidhjes Demokratike të Kosovës”.
“Shumë dyshoj që atij (Lutfi Hazirit) i ka funksionuar sot abuzimi me votën edhe pse ka tentuar”.
“Ai ka dalë dhe është sorollatur nëpër të gjitha qendrat e votimit nëpër fshatra dhe qytet për ta ndikuar votuesin”.