Opsionet për sulmin e Arsenalit

Pas lëndimit të Olivier Giroud, Arsenali është në kërkim të zëvendësuesit të tij. Trajneri Arsene Wenger i ka në opsion tre sulmues: Welbeck, Cavani e Remy.

Sport

26/08/2014 12:33

Arsene Wenger është në kërkim të një sulmuesit të ri, pas lëndimit të Olivier Giroud, i cili do të mungojë tre muaj.

Sulmuesi francez pësoi një çarje në këmbë, në barazimin 2:2 ndaj Evertonit dhe do të mungojë në fund të vitit.

Danny Welbeck i Manchester Unitedit, Edinson Cavani i Paris Saint-Germainit e Loic Remy nga Queens Park Rangers janë tri opsionet e Topçinjve, ndërsa përkohësisht, trajneri francez duhet të vendos se tek cili sulmues do të luajë Yaya Sanogo apo Joel Campbell.