Opozita t’i pranojë kushtet e VV-së

Politikologu Behlul Beqaj, ka thënë se LDK, AAK dhe Nisma për Kosovën duhet t’u binden kushteve të Vetëvendosjes për dialogun, nëse dëshirojnë ta formojnë qeverinë e re.

Lajme

25/06/2014 09:05

Në një intervistë për “Epokën e re”, Beqaj ka thënë se nëse LDK, AAK e Nisma për Kosovën nuk i pranojnë këto kushte, qysh nesër do të jenë në opozitë.

“Mendoj se ata duhet t’u pranojnë kushtet, nëse e dëshirojnë formimin e qeverisë, pastaj ta trajtojnë Vetëvendosjen si opozitë, meqë PDK duhet ta mbështesë vazhdimin e dialogut”.

“Opozita nëse dëshiron të jetë bartëse e pushtetit do të  ballafaqohet me mundësinë që Vetëvendosja qysh nesër do të jetë opozitë”.

Në kontekst, ai ka thënë se lëvizja e Albin Kurtit ka nevojë të lëshojë raport pe në raport me kushtet e dialogut me Serbinë.

“Nuk ka nevojë të lëshojë pe. Duhet të korrigjohen gabimet e bëra. Çështje tjetër është se sa ka hapësirë për këtë dhe sa është e gatshme Serbia të kuptojë se për Kosovën sot nuk vendos një njeri siç ishte z. Thaçi, por subjektet legjitimitetin e fituar nga qytetarët po dëshirojnë ta zbatojnë si duhet”, tha Beqaj në “Epoka e re”.