Opozita siriane: Qeveria po kërkon dështimin e bisedimeve të paqes

​Delegacioni i opozitës siriane, që ndodhet në Gjenevë për një raund të ri bisedimesh për paqen, akuzoi sot qeverinë e Damaskut se po kërkon dështimin e procesit të paqes, përderisa ka ndërmarrë që prej ditës së djeshme një ofensivë në veri të vendit për të marrë nën kontroll një korridor që lidh qytetin e Alepos me kufirin turk.

Bota

02/02/2016 21:34

 

Një nga kushtet e bisedimeve opozitë-qeveri në Gjenevë është edhe ndërprerja e sulmeve të trupave kundër civilëve sirianë.

Ndërkaq, një anëtar i këtij delegacioni akuzoi edhe komunitetin ndërkombëtar për verbëri ndaj bombardimeve të ushtrisë dhe të trupave ruse, që kanë shkaktuar shumë viktima.