Opozita publikon pamjet: Asnjë ministër në Kuvend teksa flitet për shëndetësi

Sot, në Kuvendin e Kosovës është duke u zhvilluar seanca parlamentare, ku po diskutohet rreth situatës së shëndetësisë. Në lidhje me këtë, opozita ka kritikuar qeverinë për mungesë të strategjisë, planit por edhe të aftësisë për menaxhimin e këtij sektori, shkruan lajmi.net. Një kritikë tjetër që ka ardhur nga opozita, është nga deputetet e Partisë…

Lajme

18/11/2022 15:47

Sot, në Kuvendin e Kosovës është duke u zhvilluar seanca parlamentare, ku po diskutohet rreth situatës së shëndetësisë.

Në lidhje me këtë, opozita ka kritikuar qeverinë për mungesë të strategjisë, planit por edhe të aftësisë për menaxhimin e këtij sektori, shkruan lajmi.net.

Një kritikë tjetër që ka ardhur nga opozita, është nga deputetet e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha dhe Blerta Deliu.

Hoxha, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka shpërndarë një fotografi kur shihet se mungojnë përfaqësuesit e qeverisë të udhëhequr nga Albin Kurti.

Deputetja e PDK-së, ka thënë se asnjë akter qeveritar nuk e ka pa të rëndësishëm këtë debat dhe nuk ka ardhur dhe se deputetët po flasin më njëri tjetrin.

“Pamje nga Kuvendi i Kosovës. Debati për shëndetësinë nga PDK. Asnjë akter qeveritar nuk e ka pa të rëndësishëm dhe nuk ka ardhë. Kaq për fokusin e tyre në këtë lëmi. Deputetët po flasin me njani – tjetrin. Turp. Atje jashtë tash e dy muaj nuk ka ministër të shëndetësisë. Shumica e posteve menaxhuese janë me ushtrues detyre. Nuk ka material shpenzues, nuk ka as barna esenciale, lista e pritjes për një shërbim është e gjatë….etj, etj, etj… E si përfundim nuk ka as VËMENDJE”, ka thënë Hoxha.

Ndërsa Deliu, ka thënë se në seancën ku po diskutohet për shëndetësi, nuk është asnjë ministër në sallë, duke shtuar se përmes kësaj shihet se sa e ka prioritet qeveria shëndetësinë.

“Se sa e ka prioritet shëndetësinë kjo Qeveri po shihet… Asnjë ministër në sallë, kur po diskutohet për shëndetësi”, ka thënë Deliu. /Lajmi.net/