Opozita po i mungon pozitës nëpër komisione

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport kërkon që deputetët e opozitës të kthehen në punën e tyre brenda komisioneve parlamentare.

Lajme

20/01/2016 14:26

Anëtarët dhe kryesia e Komisionit konsideron që së bashku me deputetët e opozitës do të mund të kryenin më suksesshëm punën për të cilën janë të thirrur.

Përndryshe, punën që kanë bërë gjatë vitit 2015 ky Komision, e vlerësojnë si shumë të mirë, krahasuar me gjendjen në të cilën ka qenë Kuvendi dhe skena politike gjatë gjysmës së dytë të vitit 2015.

Vlerësime për punë të mirë kanë marrë edhe deputetët e opozitës që kanë munguar shumë herë në këto komisione.

Nait Hasani i PDK-së, që është kryetar komisioni, iu bëri thirrje kolegëve opozitarë që të kthehen dhe të punojnë së bashku me shqyrtimin dhe miratimin e projektligjeve.

“Kërkojmë që ata t’iu përgjigjen thirrjeve, të vijnë në komisione, të punojnë me ne, t’i shqy rtojmë projekt-ligjet, të japin kontributin tonë dhe t’i miratojmë. Për çështje politike është çështje e tyre si ata do ta zgjidhin dhe si do të veprojnë”, tha ai.

Ndërsa deputeti Bekim Haxhiu, konsideron se profesionalisht kanë pas një bashkëpunim të shkëlqyer me opozitën, sa i përket trajtimit të problemeve në sferën e arsimit, kulturës e sportit.

“Sa i përket vitit 2015, analizimi i raportit të punës për vitin 2015, mendoj që komisioni kemi bërë një punë të mirë, voluminoze, shumë të angazhuar, duke pas parasysh deri tek qëndrimet politike ku kolegët tanë opozitarë kanë paraqitë mungesën e tyre në komision për shkak të qëndrimeve politike, por për nga aspekti profesional dua t’i falënderoj sepse vërtetë kanë qenë në nivelin, dhe hartimin e ligjeve, të duhur, dhe kemi pas një bashkëpunim t? ? shkëlqyeshëm sa i përket trajtimit të problematikave në sferën e arsimit, qoftë të sportit apo kulturës. Agjendën legjislative që e kemi pas nuk e kemi përmbyllë, por jo me fajin tonë, por për shkak që disa nga ministritë nuk kanë referuar ligjet e tyre me kohë, dhe sipas planit të paraparë”, tha ai.

Meqë komisioni e pati kuorumin, mbledhja që pati më shumë karakter teknik e informues, u zhvillua edhe pa opozitën.

Komisioni miratoi procesverbalin e mbledhjes së mbajtur në dhjetor të vitit të kaluar, shqyrtoi raportin vjetor të punës së komisionit dhe bëri planifikimet për mbledhjet e ardhshme.

Në këtë mbledhje u tha se ligji për sponsorizim në sport, ligji për dhunën në sport dhe profesionet e rregulluara, të cilët veç kanë kaluar në lexim të parë, mund të vazhdojë puna me to.

Sipas anëtarëve të komisionit, sfidë për 2016’ën mbetën implementimet e ligjeve, ku edhe u kërkua që të angazhohen seriozisht në monitorim./kp