Opozita nuk sfidon bastionin e Shtimes

Grupi i analistëve dhe gazetarëve të mbledhur nga Instituti D4D ka ardhur në përfundim që Naim Ismaili i PDK-së është kandidati më adekuat për të udhëhequr me Komunën e Shtimes.

Opinion

01/11/2013 07:57

SERI EDITORIALESH QË NXJERRIN KANDIDATËT MË ADEKUATË PËR KRYETAR

[infobox style=’regular’ static=’1′]

Duke diskutuar dhe analizuar secilin kandidat, të kaluarën e tyre, premtime, performancën në debate, cilësinë e porosive dhe programit të tyre, një grup analistësh dhe gazetarësh kanë krahasuar ata dhe kanë nxjerrë kandidatin më adekuat.

Dëshirojmë të inkurajojmë opinion-formuesit që të diskutojnë haptazi performancën dhe të jenë më të guximshëm në kritikat apo lëvdatat e politikave dhe kandidatëve që proklamojnë ato, përkundër frikës se dikush mund të na akuzojë për anim.

Kemi ndërmarrë disa mënyra për të zvogëluar rrezikun e animit: përfshirje e gjerë të analistëve, shqyrtim të detajshëm të epërsive dhe dobësive të kandidatëve, votimi veç e veç për 10 kritere, dhe kërkimi i konsensusit përfundimtar se cili do të ishte kryetari më i mirë.

Emrat e analistëve dhe gazetarëve që ishin pjesë të këtij diskutimi do të publikohet në përmbyllje të kësaj serie të shkrimeve. Artikulli gjithashtu mund të gjendet në web faqen e Institutit D4D që koordinon këtë proces (www.d4d-ks.org).

Nisma përkrahet nga Mbretëria e Holandës.

Editoriali nuk reflekon qëndrimet e lajmi.net.

[/infobox]

 

Duke diskutuar dhe analizuar secilin kandidat, një grup analistësh dhe gazetarësh krahasuan dhe nxorën kandidatët më adekuat për nëntë komuna me radhë, publikimi i të cilave përfundon sot, më 1 Nëntor 2013.

Kriteret që janë përdorur për vlerësim ishin: kontribut komunitetit në të kaluarën, integriteti personal, a ka program zgjedhor, a është programi konkret dhe cilësor, performanca në debat, arritje jetësore në arsim dhe karrierë, qeverisja e komunës deri tash (kriter vetëm për kryetarin apo kundër-kandidatët nëse kanë qenë pjesë të koalicionit), pёrvojё nё qeverisje në përgjithësi, njohuri të qeverisjes lokale, kredibiliteti i subjektit dhe ndikimi nga subjekti, si dhe fuqia e kandidatit brenda subjektit.

Fokusi ynë tek kandidatët, por pa anashkaluar ndikimin e subjekteve tek ta, nxori fitues nga pothuajse të gjitha partitë.

Pejë:          LDK                    Suharekë: PDK

Klinë:         AAK                   Gjakovë:   AKR

Prishtinë: VV                        Istog:       LDK/AAK

Ferizaj:     VV                      Shtime:      PDK

Mitrovicë: AKR/Kandidat i pavarur (Nexhmedin Spahiu)

Në këtë ushtrim morën pjesë (me radhitje alfabetike dhe shumica prej tyre në disa debate në cilësi personale): Afrim Demiri, Albert Krasniqi, Albinot Maloku, Arben Ahmeti, Ardian Arifaj, Armend Muja, Besa Shahini, Bul Salihu, Burim Ejupi, Driton Qeriqi, Driton Tafallari, Fatmir Haxholli, Fitim Sadiku, Ganimet Klaiqi, Genc Krasniqi, Jeton Llapashtica, Kushtrim Palushi, Leon Malazogu, Leonora Kryeziu, Milaim Morina, Muhamet Qeriqi, Naim Rashiti, Pleurat Halili, Rasim Alija, Samir Reka, Selatin Kllokoqi, Shkelzen Gërxhaliu, Yll Buleshkaj dhe disa analistë të tjerë të cilët për arsye personale nuk kanë dëshiruar që të ju publikohet emri. Mesatarisht për secilin debat ishin të pranishëm afër 9 analistë dhe gazetarë.

Artikujt gjithashtu mund të gjendet në web faqen e Institutit D4D që koordinon këtë proces (www.d4d-ks.org), por autorësia ndahet nga i tërë grupi që kontribuoi. Nisma është përkrahur nga Mbretëria e Holandës.

Për raundin e dytë, D4D planifikon që të mbledh sërish analistë dhe gazetarë të ndryshëm dhe shpresojmë ta pasurojmë tutje që të diskutojmë edhe 11 komuna tjera.

********************************

 

OPOZITA NUK SFIDON BASTIONIN E SHTIMES

Komuna e vogël në qendër të Kosovës,Shtimja, kurrsesi ta ndërrojë pushtetin. Vendi i rreth 22 mijë banorëve është shndërruar në fortesë së partisë së Thaçit, dhe kandidati i kësaj partie mbetet më superiori në krahasim me tjerët.

Një grup analistësh dhe gazetarësh të mbledhur nga D4D kanë analizuar kandidaturat dhe kanë konstatuar se partitë opozitare në Shtime nuk kanë bërë përpjekje serioze ta sfidojnë PDK-në, që garon sërish me kryetarin aktual Naim Ismaili.

Ismaili, që kërkon mandatin e tretë, ka rezultuar edhe të jetë kandidatura më bindëse në garë pas analizës së detajuar të bërë nga ky grup. Ai ka dalë i tillë falë prezantimit që i ka bërë planit konkret për zhvillimin e komunës dhe njohurive që ka shfaqur për problemet që ka Shtimja.

Përveç njohurive menaxheriale, Ismalili ka rezultuar të jetë i pasfidueshëm në debate me kundërkandidatët dhe kësisoj nuk u rrezikua seriozisht as në garën për të parin e Shtimes.

Grupi i analistëve dhe gazetarëve megjithatë kanë gjetur disa të dhëna  negative për kandidaturën e kryetarit aktual të kësaj komune. Përveç faktit që garon për herë të tretë, negative është vlerësuar edhe trashëgimia që ka PDK-ja në Shtime nga zgjedhjet e kaluara kur është vërtetuar se ka pasur manipulim të votave (dhe anulim të rezultateve të disa vendvotimeve).