Opozita në Prishtinë akuzon Ahmetin për mosshfrytëzim të buxhetit
Kuvendi Komunal i Prishtinës është duke diskutuar për Raportin përfundimtar buxhetor për vitin 2015.

Lajme
Lidhur me këtë, drejtuesit e Komunës janë vënë në thumb të kritikave nga asamblistët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, të cilët thanë se buxheti nuk është shfrytëzuar në shumë departamente.
Sipas tyre, shpenzimi i buxhetit në disa fusha është zero. Po ashtu kryetari Ahmeti është kritikuar edhe për hartim te raportit me gabime dhe te dhëna jo të sakta.
Në rend dite për mbledhjen e sotme të KK të Prishtinës janë edhe propozim-vendimi për bartjen e buxhetit të pashpenzuar nga viti paraprak në vitin 2016, si dhe raporti tremujor janar-mars 2016.
Kuvendi komunal miratoi me disa vërejtje rendin e ditës dhe ekstraktet e mbledhjeve te kaluara.