Opozita me metoda të guerileve urbane, qëllim përshkallëzimin e dhunës (Foto)

Policia e Kosovës sapo ka parandaluar një aksion të një grupi individësh të panjohur të cilët kishin hedhur në rrugë goma të lyera me lëndë djegëse.

Lajme

23/10/2015 21:24

Bllokimi i rrugëve me goma të vjetra të ndezura është njëra prej veprimeve më tipike që janë parë shumë herë në lajmet për lindjen e mesme apo Amerikën Latine, transmeton lajmi.net.

Kjo konsiderohet një ndër metodat e gueriles urbane, që është përdorur shumë nga Intifada në Palestinë apo Hezbollahu në Liban gjatë viteve të fundit.

Gomat në flakë janë armë të preferuara nga këto grupe, pasi digjen ngadalë dhe fiken me vështirësi. E përveçse bllokojnë rrugën, shkaktojnë edhe tym e kaos në trafik dhe krijojnë një efekt vizuel me impakt të madh psikologjik.

Bllokimi i rrugëve me goma të lyera me benzinë

Pas filikaqëve dhe vezëve, opozita e Kosovës ka përdorur edhe armë kimike, siç janë bombolat me gaz lotsjellës të cilat kanë arritur t’i fusin me mjeshtëri në Kuvendin e Kosovës pa u vërejtur prej sistemit të sigurisë.

Bllokimi i rrugëve me goma të lyera me benzinë

Aksioni i gomave me lëndë djegëse, lë të kuptoj se opozita mund të ketë përgatitur një skenar që synon përshkallëzimin e dhunës edhe më shumë. /lajmi.net