Opozita kundër, nesër mbahet seanca për buxhetin e vitit 2025
Nesër me fillim nga ora 10:00 Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancën e radhës. Në rend të ditës do të jetë vetëm një pikë, ajo e shqyrtimit të parë të Projektligjit nr. 08/L-332 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2025. Më 4 nëntor, partitë opozitare LDK, PDK, AAK, konfirmuan…
Lajme
Nesër me fillim nga ora 10:00 Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancën e radhës.
Në rend të ditës do të jetë vetëm një pikë, ajo e shqyrtimit të parë të Projektligjit nr. 08/L-332 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2025.
Më 4 nëntor, partitë opozitare LDK, PDK, AAK, konfirmuan përmes zyrtarëve të tyre se nuk do ta votojnë këtë Projektligj.
Në anën tjetër, mazhoranca thotë se i ka votat për ta kaluar atë.
Kalimi i projektligjit bëhet përmes shumicës së thjeshtë të deputetëve 50+1 përqind.
Buxheti për vitin 2025 do të jetë 3.6 miliardë euro.